Jennifer Lopez zbulon emrat e VIP-ave që nuk pranuan ofertën e saj për t’u shfaqur në filmin “This Is Me… Now”!
Jennifer Lopez ka zbuluar se cilat VIP-a refuzuan ofertën e saj për t’u shfaqur në filmin e saj “This Is Me… Now”. Gjatë dokumentarit të saj të ri të Amazon Prime, “The Greatest Love Story Never Told”, këngëtarja 54-vjeçare tregoi se kujt iu dha mundësia. Nga yje të ‘reality show’, tek këngëtarët dhe aktorët, Jennifer ftoi një sërë personazhesh të famshëm për të marrë pjesë në filmin e saj. Një nga anëtarët e ekipit të Jenniferit pretendoi se Snoop Dog, Khloe Kardashian, Taylor Swift, Bad Bunny, Vanessa Hudgens, Lizzo dhe Ariana Grande nuk ishin të disponueshëm.
Jennifer, dokumentari i së cilës ndan një pasqyrë nga prapaskenat e krijimit të filmit, gjithashtu donte që Jason Momoa dhe Jennifer Coolidge të luanin në filmin e saj. Mesa duket Jennifer nuk di të ndalet sa i përket projekteve kinematografike. Pas suksesit të “The Mother” ajo është gati për një tjetër film. Bëhet fjalë për një film të ri aventuresk fantastiko-shkencor të titulluar “Atlas”.
Vetë filmi “Atlas” përqendrohet te një analiste e shkëlqyer e të dhënave me një mosbesim të thellë ndaj inteligjencës artificiale, e cila i bashkohet një misioni për të kapur një robot me të cilin ajo ndan një të kaluar misterioze. Ndërkaq, diva e muzikës pop është shprehur se “This Is Me…Now” mund të jetë albumi i saj i fundit. Këngëtarja e hitit “On The Floor” ka pranuar se kënga e saj e re, e cila ka të bëjë me marrëdhënien e saj me bashkëshortin dhe aktorit hollivudian Ben Affleck, ndihet si ‘fund i një epoke’ dhe ‘fillimi i një epoke të re’.