Njihuni me parashikimin për ditën e sotme!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, si edhe me alternime të herëpas’hershme me kthjellime.
Në relievet malore në lindje, këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht në periudha afatshkurtra, me intensitet deri mesatar, në formën e shtrëngatave. Ka mjegull/ mjegullinë në orët e mëngjesit e kryesisht në zonat luginore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje dhe me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, era fiton shpejtësi deri 8-12 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1- 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
13/25
Re diell
Kukës
8/20
Re shi diell
Lezhë
11/25
Re diell
Dibër
7/18
Re shi diell
Durrës
10/27
Re diell
Tiranë
14/28
Re diell
Elbasan
10/25
Re diell
Berat
8/26
Re diell
Vlorë
9/24
Re diell
Korçë
6/16
Re shi diell
Gjirokastër
7/25
Re diell
Sarandë
11/23
Re diell