Veliaj fiton gjyqin/ Gjykata e Tiranës dënon për shpifje Nënkryetarin e Rithemelimit, Luçiano Boçi, e detyron të bëjë përgënjeshtrim!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Veliaj fiton gjyqin/ Gjykata e Tiranës dënon për shpifje Nënkryetarin e Rithemelimit, Luçiano Boçi, e detyron të bëjë përgënjeshtrim!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/02//veliaj-fiton-gjyqin-gjykata-e-tiranes-denon-per-shpifje-nenkryetarin-e-rithemelimit-luciano-boci-e-detyron-te-beje-pergenjeshtrim.jpg)
Gjykata e Tiranës ka dënuar për shpifje Nënkryetarin e Rithemelimit, Luçiano Boçi.
Pas gjyqeve të fituara me Albana Vokshin dhe Jorida Tabakun, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka fituar një tjetër gjyq për shpifje ndaj përfaqësuesve të Partisë Demokratike, kësaj here ndaj nënkryetarit të fraksionit të PD-së që drejtohet nga Sali Berisha.
Sipas vendimit të gjykatës, Luçiano Boçi dënohet me 1 milion lekë për akuzën e shpifjes ndaj kryebashkiakut të Tiranës.
Gjithashtu, gjykata e detyron Boçin që të përgënjeshtrojë deklaratën e bërë prej tij në selinë e PD, të cilën e ka vlerësuar si shpifje. Vendimi u mor paraditen e sotme, pas deklartave të Boçit në lidhje me shkollat e reja të ndërtuara pas tërmetit.
Më herët, Veliaj ka deklaruar se me lekët e fituara nga gjyqet për shpifjet e hedhura nga opozita, ka krijuar një fond për blerjen e kompjuterëve për shkollat e Tiranës.