21-vjeçari shqiptar po çan “barrierat” e hip hop-it duke kompozuar për disa emra ndërkombëtarë!
Është vetëm 21 vjeç, por mosha nuk e ka ndalur të thyejë mitin e “të paprekshmes” dhe të realizojë një ëndërr që shumë pak guxojnë në botën e muzikës Hip Hop. Devid Peposhi ose siç njihet në botën e artit “ Young Pepo”, mund të jetë ndoshta, artisti shqiptar më i famshëm që ka “guxuar” të kompozojë këngë rep për kompani dhe producentë të famshëm të botës së Hip Hop-it në SHBA, Britani e Madhe, Puerto Riko, etj, edhe pse famën e tij e ka mbajtur në “hije” për t’ia dhuruar suksesin repereve me miliona klikime në YouTube e me këngë virale në Spotify.
Producenti i talentuar shqiptar, nisi kompozimin në moshën 15-vjecare (2017) duke postuar muzikë online në YouTube dhe në platformën BeatStars.
Kur ishte vetem 17 vjeç, firmosi kontratë si producent me kompaninë muzikore të reperit të njohur amerikan PHresher. Për të, ai ka kompozuar këngën “Gaëd Damn” në albumin e dytë diskografik “Brick by Brick” dhe disa single si “Whistle Flow”, “Make It Make Sense” dhe “Through It All” në 2021.
Në të njejtin vit, ai kompozoi ndër këngët më të famshme të këngëtarit japonez Watson – “18k” me mbi 10 milion klikime gjithsej dhe 3.5 milion shikime në videoklipin e publikuar në YouTube.
Kënga , arriti vendin e 50-të në kategorinë HipHop/Rap në Apple Music Japoni. Në 2022 kompozon këngën Drill “Ëait” nga grupi i Hip Hop-it 41 me anëtarë TaTa, Kyle Richh dhe Jenn Carter të cilët jane në krye të skenës se hip hop-it në Nju Jork.
Një vit më parë, 21 vjeçari shqiptar, kompozon këngën hit “VVS Switch” nga reperi Puerto Rikan Pressure 9×19. Kjo ishte, kënga e parë që këngëtari Pressure publikoi në karrierën e tij dhe u bë hit ndërkombtar me mbi 30 milion klikime në total dhe mbi 200 milion shikime në TikTok.
Videoklipi në YouTube ka marrë rreth 13 milion shikime ndërsa kënga është renditur në Top 50 këngët më virale nga Spotify në më shumë se 15 vende latine si Meksikë, Kolumbi, Peru, Ekuador, Kosta Rika si dhe në Spanjë. Ka arritur vendin e 44 në Spotify për këngët më virale në të gjithë botën.
Devid , në shkurt ka kompozuar këngën e re të reperit anglez Mazza L20 për seritë e famshme në YouTube të stilit freestyle në Angli “Daily Duppy”. Kënga debutoi në vendin #1 ne YouTube Trending Music në Britaninë e Madhe dhe Irlandë, githashtu si dhe videoklipi më i shikuar për dy ditë radhazi në Britaninë E Madhe.
Në muajin në vijim pritet të vije Remix i këngës “VVS Sëitch” me emra të mëdhenj të skenës së muzikës në Puerto Rico si Luar La L, Yovngchimi, Hades66 dhe C Dobleta.
Kompozitori shqiptar duket se është gati të eksplorojë edhe më tepër në fushën e hip hop-it. Young Pepo, në kanalin e tij në YouTube ka rreth 10,000 subscribers dhe mbi 3 milion vieës vetëm nga instrumentalet e postuara.