Arrestohen 6 të dyshuar për vrasjen e reperit Kiernan Forbes dhe mikut të tij të ngushtë!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Arrestohen 6 të dyshuar për vrasjen e reperit Kiernan Forbes dhe mikut të tij të ngushtë!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/02//arrestohen-6-te-dyshuar-per-vrasjen-e-reperit-kiernan-forbes-dhe-mikut-te-tij-te-ngushte.jpg)
Së fundmi janë arrestuar 6 të dyshuar në lidhje me vrasjen e reperit të njohur afrikano-jugor, Kiernan Forbes, i njohur gjerësisht si AKA dhe mikut të tij të ngushtë, kuzhinierit dhe sipërmarrësit Tebello “Tibz” Motsoane. Të dy u qëlluan jashtë një restoranti në Durban një vit më parë, në një vrasje që tronditi afrikano-jugorët. Policia tha se vrasësit ishin paguar për të synuar AKA, por nuk u zbulua asnjë motiv.
Të dyshuarit, të gjithë të moshës nën 36 vjeç, do të dalin sot në gjykatë. AKA e filloi karrierën e tij muzikore si pjesë e grupit rap “Entity”, përpara se të niste karrierën e tij sol, duke fituar disa çmime në Afrikën e Jugut për muzikën e tij. I ndjeri njihej ndërkombëtarisht dhe u nderua me disa nominime nga Black Entertainment Television (BET) dhe MTV Europe. Ai mori një nderim pas vdekjes në BET Hip Hop Awards vitin e kaluar.