Disa nga gënjeshtrat që duhet të mësoni të thoni nëse ndesheni me njerëz dashakeqës, flet ekspertja!
Një studiuese e fushës së psikologjisë dhe e kriminalistikës e njohur si Dannah Eve ka treguar se në cilat raste njerëzit duhet të mësojnë të gënjejnë, për t’u mbrojtur nga personat që mund të kenë qëllime të këqija kundrejt tyre. Eve, zbuloi se me vite i ka aplikuar këto këshilla tek vetja për ta mbajtur veten të mbrojtur.
Një këshillë sigurie që e kam aplikuar në jetën time që kur isha e re ishte të gënjeja për të mbijetuar dhe për t’u ndierë e mbrojtur për sigurinë time. Nëse ndonjëherë e gjeni veten në një situatë ku dikush ju pyet: ‘A e di dikush që jeni këtu?’ përgjigjja juaj në 100% të rasteve duhet të jetë “Po”.
Dannah ka ndarë një sërë këshillash se si të mbroheni nga njerëzit që mund të kenë qëllime të këqija ndaj jush. Njëra ndër to është që të mos i tregoni asnjëherë një të huaji se jeni vetëm në një vend publik. Ajo vuri në dukje se nuk duhet të ndiheni keq që jeni “mashtrues” në këto skenarë.
Nëse një i huaj ju afrohet duke ju pyetur nëse jetoni këtu ju gjithmonë duhet të thoni “Jo”.
Në vend të kësaj, Dannah rekomandon të thoni se po takoheni me miqtë tuaj që jetojnë aty ose me familjarë.
Është shumë e zakonshme të bësh “muhabet” me shoferin e taksisë dhe shpesh ata pyesin nëse ky është vendi ku jetoni. Shpesh, është një pyetje e padëmshme, por është më mirë të ndiheni e sigurt se sa të ndiheni në faj, kështu që gënjeni. Këtu mund të përgjigjeni me ‘Jo’ dhe thjesht të thoni se jeni duke vizituar miqtë tuaj ose mund të thoni, ‘do të kisha dashur të banoja këtu, por jo.
Ndoshta ju pëlqen ndonjëherë të shijoni një pije në një bar, pas një dite stresuese në punë. Por mund të jetë situatë frikësuese të jeni vetëm veçanërisht nëse dikush ju afrohet. Dannah thotë se nëse dikush ju afrohet dhe ju pyet se çfarë po bëni vetëm, atëherë sipas saj, ju duhet t’i thoni se po prisni dikë, të dashurin, apo miqtë tuaj.
Ndërkaq, vizita e një qyteti të ri mund të jetë emocionuese por ekspertja e kriminalistikës sugjeron që kurrsesi nuk duhet t’i tregoni dikujt që jeni turist, sidomos nëse jeni vetëm.
Thjesht thojini që po vizitoni miqtë tuaj.