Identifikohet zhurma që është dëgjuar gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit të nëndetëses Titan!
Së fundmi është zbuluar zhurma që është dëgjuar gjatë kërkimit të ekipeve të shpëtimit në zonën më të gjerë ku ndodhej nëndetësja Titan. Kërkimet kishin filluar pasi kontakti me anijen e saj mëmë humbi. Nëndetësja u zhduk gjatë një misioni në rrëzimin e Titanit më 18 qershor 2023.
“Tingulli i zbrazët” i luajtur për herë të parë në një dokumentar të ri ka një ritëm të rregullt dhe të qëndrueshëm, i cili tërhoqi vëmendjen e ekspertëve dhe ngjalli shpresa se zhurma mund të jetë sinjali SOS të bëra nga pesë burrat në bord.
“Mund të jetë dikush që godet, simetria midis atyre goditjeve është shumë e pazakontë,”-thotë ish-kapiteni i nëndetëses së Marinës Ryan Ramsey në dokumentar. “Është ritmike, është si dikush që e bën atë tingull dhe fakti që ai përsëritet është vërtet i pazakontë”.
Rikujtojmë, se roja Bregdetare e SHBA-ve ka mundur të rikuperojë mbetje të tjera nga nëndetësja Titan, e cila u shkatërrua duke u marrë jetën edhe personave që kishte në bord. Përpos pjesëve të nëndetëses janë gjetur edhe mbetje njerëzore. Roja bregdetare bëri të ditur se transferimi i pjesëve të mbetura u përfundua të mërkurën e kaluar.
Sa i përket mbetjeve njerëzore, ato janë dërguar për analiza të mëtejshme nga ekipet e mjekëve. Misioni i rikuperimit, i kryer sipas një marrëveshjeje me Marinën e SHBA-ve, ishte vazhdim i operacioneve fillestare të rikuperimit në fundin e oqeanit afërsisht 2574.95 km nga Titaniku. Rikujtojmë se Titani shpërtheu teksa po zbriste në ujërat e thella të Atlantikut të Veriut më 18 qershor.