Qëndrimet e mia janë “të matura dhe të peshuara”/ Macron i rikthehet deklaratave për dërgim trupash në Ukrainë!

vovalbania February 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Qëndrimet e mia janë “të matura dhe të peshuara”/ Macron i rikthehet deklaratave për dërgim trupash në Ukrainë!

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se qëndrimet e tij mbi luftën në Ukrainë janë “të matura” dhe “të peshuara” mirë. “Këto janë çështje mjaft serioze,” tha Macron teksa inaguroi fshatin olimpik të lojërave Paris 2024.

Kjo deklaratë lidhet me fjalimin e tij që bëri bujë mbi mundësinë e dërgimt të trupave perëndimore në Ukrainë, e cila ka ngritur mjaft debate dhe kundërshtime nga komuniteti ndërkombëtar. Presidenti francez gjithashtu refuzoi “komentet gjeopolitike” gjatë vizitës së tij, duke vlerësuar kontekstin si të papërshtatshëm për këtë çështje.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha për “Pervij Cana”, se fjalët e Macron mund të shkaktojnë “dëme të pariparueshme ndaj sigurisë dhe stabilitetit të kontinentit”.

“Këto janë elemente të reja dhe të rrezikshme. Partnerët tanë perëndimorë nga njëra anë janë të parashikueshëm, por nga ana tjetër, fatkeqësisht, po fillojnë të diskutojnë përfshirje direkte të kontigjenteve ushtarake në Ukrainë, e cila mund të shkaktojë dëme të pariparueshme të sigurisë dhe stabilitetit të kontinentit dhe mund të çojnë në pasoja të pariparueshme,” tha Peskov.

Presidenti francez tha të martën se dërgimi i trupave të NATO-s apo vendeve europiane në Ukrainë “nuk përjashtohet”. Por sidoqoftë, shtoi ai, plane të tilla nuk ka mes liderëve europianë.

Disa prej liderëve europianë kanë reaguar ndaj deklaratave të Macron se mund të dërgohen trupa të NATO-s në Ukrainë. Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto tha se Budapesti nuk do t’i dërgojë Kievit trupa apo armatime dhe qëndrimi i këtyre në këtë çështje është solid i pandryshueshëm.

Ndërsa, kancelari gjerman Olaf Scholz tha se nuk do të ketë asnjë ushtar europian apo të NATO-s që të zbarkojë në Ukrainë.

“Edhe një herë, në një debat të frytshëm, u diskutua ajo çfarë është arritur mes nesh e cila do të gjejë zbatim edhe në të ardhmen, që nuk do të ketë trupa këmbësorë dhe as ushtarakë në tokën ukrainase të dërguar nga vendet europiane apo shtetet e NATO-s,” tha ai.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65754 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE