Semi Jaupaj i shtohet trendit të flokëve të kuqe! Shihni ndryshimin drastik të këngëtares
vovalbania
February 29, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Trendi i flokëve ngjyrë të kuqe ka nisur më së shumti këto vitet e fundit. Jo vetëm personazhet me famë botërore por edhe disa prej bukurosheve tona të ekranit dhe skenës nuk i kanë shpëtuar këtij trendi.
Së fundmi është këngëtarja Semi Jaupaj, e cila është shfaqur me një ndryshim drastik në pamjen e saj.
Semi jo vetëm ka zgjedhur t’i lyejë flokët ngjyrë të kuqe por ajo ka vendosur edhe t’i presë ato, duke u shndërruar në një bukuroshe të vërtetë.
E njohur për flokët e saj ngjyrë të zezë, artistja ka surprizuar ditën e sotme me postimin e saj të bërë në Instagram, duke zbuluar imazhin e saj të ri, i cili është komplimentuar shumë nga ndjekësit e saj.