Tanimë edhe email-et duhen konsideruar si orë pune!

vovalbania February 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tanimë edhe email-et duhen konsideruar si orë pune!

Studiuesit anglezë kanë dalë në përfundimin se dërgimi i e-mail-eve për qëllime pune gjatë kohës që udhëton për në punë duhet konsideruar si pjesë e orarit të punës. Qasja e gjerë në internet përmes lidhjeve “Wi-Fi” dhe përhapja e telefonave celularë e ka zgjatur ditën e punës, kjo sipas një studimi në Universitetin “West of England”, në Bristol.

Studimi ka shqyrtuar 5.000 pasagjerë trenash në Londër. Studimi arriti në përfundimin se 54% e udhëtarëve përdorin internetin “wireless” të trenave për të dërguar e-mail-e për qëllime pune. Të tjerë përdorin qasjen në internet përmes telefonave të tyre celularë po për këtë qëllim. Disa prej udhëtarëve që niseshin për në punë u pikasën teksa dërgonin “e-mail”-e përpara nisjes së orarit zyrtar të punës, ndërkohë që të tjerë në kthim nga puna, shpesh dërgojnë e-mail-e për të përfunduar punën që mund ta kenë lënë pa përfunduar gjatë orarit zyrtar të punës.

Studimi shqyrtoi edhe ndikimin e lidhjeve falas “wireless” në disa prej këtyre linjave hekurudhore. Rezultati është se me përmirësimin e qasjes në internet, kjo sillte për pasojë zgjatjen e orarit të punës, duke shfrytëzuar laptopët apo telefonat. Gjetjet e studimit ngrejnë edhe pikëpyetje mbi balancën mes të punuarit dhe të jetuarit.

Nëse udhëtimi është bërë pjesë e punës, a duhet të konsiderohet edhe kjo si pjesë e orarit të punës? Studiuesja Juliet Jain tha se smartfonët dhe qasja në internet ka shkaktuar një “eliminim kufijsh” mes jetës në punë dhe asaj në shtëpi, diçka që zbatohet tashmë për udhëtimet drejt punës. Shumica prej nesh në momente nervash e kanë gjetur veten përpara tastierës në një moment dileme për të dërguar një email. “Mendoni për qëllimin. Pse po e dërgoni? Cili është qëllimi?”-thotë psikologu Ryan Martin.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65241 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE