Elvis Myrta për hallvën e “vdekjes” së Erjolës: “Më ka zhgënjyer…”!

vovalbania March 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Elvis Myrta për hallvën e “vdekjes” së Erjolës: “Më ka zhgënjyer…”!

Ndodhitë ditore të “Big Brother Albania VIP” vijnë të komentuara live me të ftuar personazhe të njohur, por mbi të gjitha në zërin e publikut. Të ftuar në emisionin e kësaj mbrëmje kanë qenë gazetari Elvis Myrta, ish-banori i këtij edicioni, dhe moderatorja Atalanta Kërcyku për të diskutuar më shumë rreth ngjarjeve që kanë ndodhur orët e fundit në shtëpi.

Lidhur me ndodhinë e fundit që ka marrë vëmendjen e të gjithë shikuesve ka qenë fakti se Erjola ka gatuar hallvën e “vdekjes” dedikuar çiftit Ilnisa-Meriton, ku sipas saj ata janë të vdekur për të. Në rrjet pati komente nga më të ndryshmet, ku shumica nuk e ka pritur mirë këtë veprim dhe madje kanë kërkuar edhe daljen e saj.

Si e komenton Elvis Myrta këtë veprim dhe lojë të Erjolës pas daljes së tij?

Unë mendoj qënuk shkohet deri në këtë pikë dhe Erjola deri diku më ka zhgënjyer, sepse unë Erjolën e vlerësova shumë nga brenda. Erjola ishte me një super logjikë aty dhe me tre fjali vinte pas muri çdo banor aty. Një ndër to ka qenë dhe Ilnisa. Pra në një moment kanë pasur një debat dhe vetëm me një fjali e bëri Ilnisën të çohej. Dhe kjo nuk i shkon Erjolës, Unë e kam thënë edhe në daljet e tjera që në qoftë se Erjola do të jetë me ato argumenta që ka qenë ditët e para, Erjolën e shihja shumë lart. Nuk po them finale, por e shihja edhe si një nga pretendentet kryesore në finale. Por me këtë veprim që bëri, për mua nuk është treguar korrekte.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65697 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE