Makina më e shtrenjtë në botë…

vovalbania March 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Makina më e shtrenjtë në botë…

Rolls-Royce ka zbuluar një model luksoz që kap vlerën e 29,187,500 eurove, i treti nga katër të porositur nga një klient i pasur identiteti i të cilit nuk dihet. I quajtur Arcadia sipas mitit të legjendës së lashtë greke “Parajsa në Tokë”, modeli luksoz me dy sedilje është projektuar për t’ju përshtatur karakterit dhe shijeve të klientit.

Marka britanike ka konfirmuar se vetëm për pjesët me veshje druri të variantit luksoz iu deshën 8,000 orë për t’i krijuar dhe montuar. Çmimi i Arcadias përputhet me atë të Rolls-Royce Droptail-it të fundit, La Rose Noire, i cili debutoi vitin e kaluar. Arcadia mbështetet nga një motor i madh 6.6 litërsh turbo V12, i cili prodhon 593 kuaj/fuqi dhe lidhet me një transmision automatik me 8 shpejtësi.

Dizajni i tij është frymëzuar nga rajonet e preferuara të klientit në mbarë botën, duke përfshirë Singaporin, Indonezinë, Britaninë e Madhe, dhe Vietnamin. I përshkruar si një “kryevepër”, modeli i ri vjen me ngjyrë të bardhë me shkëlqim. Pjesa e brendshme prej lëkure është e përfunduar me dy nuanca krejtësisht të personalizuara.

Pronari i saj do të jetë në gjendje ta përjetojë këtë duke përdorur kufje të realitetit virtual 3D VR, për të parë makinën se si do të dukej në vende specifike në mbarë botën. Ndërkaq, Rolls-Royce ka shënuar një rekord shitjesh për vitin 2023 me më shumë se 6,000 modele të shitura.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65771 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE