Shumë afër konfrontimit fizik, Julia debat të ashpër me Eglën!

vovalbania March 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shumë afër konfrontimit fizik, Julia debat të ashpër me Eglën!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Dihet tashmë se debatet mes Julias dhe Eglës nuk mund të mungojnë në shtëpi e kështu ka ndodhur edhe së fundmi. Julia nuk ka kursyer kritikat dhe ofendimet ndaj Eglës të cilat ishin jo pak të lehta. Julia e quan Eglën si “mish me dy sy”, “mizerje” dhe si “një turp i madh për gratë shqiptare”.

Egla: Çfarë mëllefi ke ndaj meje, kur ke vetëm dy ditë që ke ardhur?
Julia: Kam ardhur të të nxjerr ty nga shtëpia.

Egla: Aa epo vazhdo. Po më drithen gjunjët.

Julia: O grua e keqe, o grua e ligë! Turp të kesh. Nuk prezanton gruan shqiptare, je një turp i madh për gratë shqiptare, mizerje, ik o dreq. Ti nuk kupton asnjë gjë, ti je një copë mishi me dy sy.

Egla: Ke dy ditë që ke ardhur dhe më urren.

Julia: Je një copë mishi me dy sy që turpëron gratë shqiptare, brezin tonë, nënat shqiptare, artistet shqiptare, çdo gjë turpëron.

Egla: Ti nuk je brezi im.

Mëngjesin e sotëm teksa u është bashkuar  Julias, Françeskës dhe Julit në oborr, Roza u ka treguar ëndrrën e saj. Banorja u tregon se ka parë në ëndërr Erjolën duke kryer marrëdhënie seksuale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65255 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE