Bujar Spahiu rizgjidhet në krye të Komunitetit Mysliman Shqiptar/Besimtarët protestë!

vovalbania March 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bujar Spahiu rizgjidhet në krye të Komunitetit Mysliman Shqiptar/Besimtarët protestë!

Bujar Spahiu u rizgjodh në krye të Komunitetit Mysliman Shqiptar, KMSH, me 82 vota nga 92 anëtarë të Kryesisë. Procesi u zhvillua mes akuzave e protestave. Pas votimit në mjediset e Medresesë së Tiranës, ky është i dyti mandat për Spahiun, fillimisht i zgjedhur më 2 mars të 2019-ës. Sot, ai garoi përballë dy emrave, Emirion Vathajt, myfti i Beratit dhe administratorit të Myftinisë së Durrësit, Eduart Shefki. Secili mori nga tre vota ndërsa katër të tjera rezultuan “të pavlefshme”.

Pasi u rizgjodh në krye të KMSH-së, Spahiu mbajti një fjalim ku ndër të tjera u shpreh se institucioni që drejton do të vijojë të ndjekë traditën, por se nuk do të ngurojë të ndjekë rrugën ligjore ndaj kujtdo që sipas tij, “akuzon pa fakte”.

Të nderuar vëllezër dhe motra, kam qenë dhe do të jem i hapur ndaj çdo kritike konstruktive. Ftoj cilindo të shpreh lirisht mendimet e veta. Cilido prej jush do të vijojë të gjejë një atmosferë të mirë të lirisë, të shkëmbimeve të ideve dhe këshillimit reciprok sa i shërben qëllimit e misionit.

Institucioni nuk do të ngurojë që të ndjekë rrugën ligjore ndaj kujtdo që akuzon pa fakte dhe nxit përçarje mes vëllezërve. Komuniteti Mysliman Shqiptar do të vijojë që të jetë vazhdues i traditës. Në 100 vite kemi qenë faktor stabiliteti e paqeje, si dhe mirëkuptimi në shoqërinë shqiptare.

Do të vijojë të jetë kontribuues ky institucion, në harmoninë dhe dialogun ndërfetar. Do të japim kontributin që Shqipëria të jetë më e begatë. Do të vijojmë të japim kontributin tonë që të përparojë drejt Europës. Do të bëjmë çmos që familja të jetë e shëndetshme. I lutemi Zotit të jetë krah nesh, për ta çuar përpara këtë punë! Le të kthejmë sytë nga Zoti dhe t’i lutemi atij që të bëjmë të mirën dhe të refuzojmë të keqen! Amin!

Sot pati një protestë nga besimtarët që hodhën akuza për “teatër gylenist”, referuar organizatës “Feto” të Fetullah Gylenit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65697 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE