Ermal Mamaqi tregon situatën e sikletshme: Ami u arrestua në aeroport

vovalbania March 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ermal Mamaqi tregon situatën e sikletshme: Ami u arrestua në aeroport

Aktori Ermal Mamaqi, ka treguar një nga situatat më të sikletshme që i kanë ndodhur ndonjëherë në aeroport.

Ngjarja ka ndodhur në arroportin e Zvicrës, ku bashkë me Amin bashkë dhe fëmijët i ka ndaluar policia dhe i ka mbajtur për tre orë.

Shkak u bë një pistoletë lodër për të cilën aktori ndër të tjera tregoi se u detyrua të paguante 1200 franga gjobë.

“Gjatë xhirimeve nuk kemi pasur, por mund të them një pas xhirimeve. Në film kemi përdorur një pistoletë lodër, që duket si e vërtetë. Joeli më kërkoi ta merrte me vete kur po kthehej në Shqipëri, dhe e lejova. Në aeroport ia gjejnë, dhe kanë ndaluar Amin së bashku me dy fëmijët. I kanë mbajtur 3 orë duke i pyetur dhe duke u sqaruar. Si përfundim, i lanë të lirë, por morëm 1200 franga gjobë, sepse nuk lejohet që në aeroport të kesh asgjë që ngjan me armë, edhe nëse ato janë lodra”, tha ai në një emision.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE