I jep fund martesës disa vjeçare? Chiara Ferragni gati të rrëfejë gjithçka në televizion, zbulohet veprimi i radhës i sipërmarrëses
“Ka një kohë që nuk kam qenë aktive, këto janë ditë të vështira. Nuk është një periudhë e mirë. Megjithatë, ju ndjej afër. Faleminderit për mbështetjen.”
Chiara Ferragni thyen kështu heshtjen përmes rrjeteve sociale, duke falenderuar ndjekësit e saj.
Këto janë ditët më të vështira për sipërmarrësen dixhitale. Prej javësh, në fakt, ajo ka qenë në mes të stuhisë sa i përket martesës me Fedez.
Reperi është larguar nga shtëpia, flitet për ndarje, por personat e përfshirë drejtpërdrejt deri më tani kanë zgjedhur të mos japin asnjë deklaratë zyrtare.
“Nuk është lojë”, ishin fjalët e fundit të Fedez, duke iu përgjigjur atyre që pyesnin nëse kriza ishte reale dhe jo një mënyrë për të larguar vëmendjen nga problemet ligjore të gruas së tij.
Ferragni pritet të dielën e 3 marsit në studiot e ‘Che tempo che fa’, por nuk është e sigurt që ajo do të flasë për çështje private.
Biznesmenia ka zgjedhur të jetë e ftuara e Fabio Fazios për të folur publikisht për çështjen Pandoro dhe problemet gjyqësore të kompanive të saj.
Në intervistën që dha për ‘Corriere della Sera’ javën e kaluar, ajo preferoi të mos shtonte shumë për bashkëshortin e saj Fedez:
“Ai nuk ishte (pranë meje) për shumë fundjavë. Në të tjerat ishte. Gjithsesi, ai është burri im. Dhe për mendimin tim, në situata të caktuara kaosi të jashtëm, është më mirë të mbash gjëra të tjera brenda çiftit. Prioriteti është të mbroj familjen time, fëmijët e mi”.
Ndërkohë, Chiara Ferragni, siç konfirmojnë burime për ‘Vanity Fair’, ka zgjedhur një avokate të specializuar në të drejtën familjare, Daniela Missaglia, partnere së bashku me Valeria De Vellis, të firmës milaneze Missaglia De Vellis.