Zbulohet një specie e re kërmilli deti!

vovalbania March 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulohet një specie e re kërmilli deti!

Një specie e re e kërmillit të detit është zbuluar në ujërat e Britanisë së Madhe, raporton këtë të premte BBC. Krijesa, e cila është quajtur “Pleurobranchaea britannica”, u kap në jugperëndim të Anglisë nga një anije kërkimore. I përket një grupi që gjendet në ujërat më të ngrohta, të cilët mund të migrojnë në veri për shkak të ndryshimeve klimatike.

Me temperaturat rekord të oqeanit ka shqetësime për ndikimin në jetën detare. Kërmijtë e detit janë një lloj molusku detar pa guaskë, i njohur për diversitetin dhe bukurinë e tyre të jashtëzakonshme. Ata rriten në rreth pesë centimetra në gjatësi. Rikujtojmë, se disa muaj më parë, një event i garave me kërmij u rikthye dhe u vlerësua duke hyrë në Librin e Rekordeve Guinness si kampionati më i gjatë i garave me kërmijtë. Kampionati Botëror i Garave të Kërmijve në Congham, Angli, u rikthye pasi u pezullua në vitin 2020 për shkak të pandemisë COVID-19.

Ngjarja u themelua nga Tom Elwes në vitet 1960 pasi ai mori pjesë në një ngjarje garash të kërmijve në Francë. Guinness World Records e ka cilësuar tani ngjarjen vjetore si kampionatin botëror më të gjatë për kërmijtë të organizuar nga njerëzit. Në këtë garë kërmijtë përpiqen të mbulojnë një distancë prej 33 centimetrave. Rekordi botëror prej 22 sekondash u vendos nga një kërmilli i quajtur Archie në 1995.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65249 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE