Greqi, realizohet martesa e parë homoseksuale!
Greqia është vendi i parë ortodoks që ka lejuar martesat e homoseksualëve. Ndërkaq, Stavros Gavriliadis dhe Dimitris Elefsiniotis nuk kanë humbur kohë dhe janë martuar. Dasma e parë e një çifti të të njëjtit gjini në Greqi është kryer në bashkinë e lagjes Nea Smirni në Athinë, në një ceremoni ku kanë marrë pjesë vetëm persona nga rrethi i ngushtë familjar.
Ata jetonin së bashku prej 20 vitesh, kishin blerë një shtëpi dhe kishin tre fëmijë. Megjithatë, deri tani nuk ishte e mundur që të dy të martoheshin apo të njiheshin që të dy zyrtarisht si prindër të tre fëmijëve të tyre. Ligji i mëparshëm njihte vetëm një prej prindërve që ishte babai i tyre biologjik dhe jo partnerin e tij nëse sëmurej apo i ndodhte diçka.
Por ky fakt tashmë ka ndryshuar me ligjin e ri të miratuar në parlamentin grek që zgjidh shumë nga problemet për këto familje. Pas dasmës, vetë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka kontaktuar me çiftin e parë homoseksual duke dhënë urimet e tij. Edhe lideri i partisë opozitare greke Syriza Stefanos Kasselakis ka deklaruar se këtë verë do të martohet edhe ai në Greqi me partnerin e tij Tyler Mcbeth.