Rusë e ukrainas, bashkë në Vlorë! Përcjellin mesazhin se popujt e tyre nuk e duan luftën: Shqipëria, vendi ideal për të jetuar!

vovalbania March 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rusë e ukrainas, bashkë në Vlorë! Përcjellin mesazhin se popujt e tyre nuk e duan luftën: Shqipëria, vendi ideal për të jetuar!

Ky grup turistësh nga Rusia, Ukraina përcjellin këtë mesazh: popujt tanë nuk duan luftë, duan paqe dhe dashuri.

Ata janë në plazhet e Vlorës për të praktikuar Yoga dhe meditim, dhe janë bërë bashkë edhe pse dy vendet e tyre janë në luftë.

Njëra prej tyre, Tatjana Yriseva: “Vlora më inspiroj që ta praktikoj Yogën dhe me njerëz të tjerë dhe sot në grup ka plot ukrainas që ndajnë të njëjtin mendim “Paqe dhe Dashuri”. Situata mes dy vendeve është kritike dhe shumë njerëz po largohen nga Rusia dhe populli i thjeshtë nuk e do luftën. Vendosa të largohem prej trazirave dhe gjeta Shqipërinë vendin ideal për te jetuar. Largimi nga vendi im Rusia është një mënyrë proteste, pasi në vendin tim është e vështirë ta shprehim me zë të lartë. Populli Rus, nuk do luftë, janë njerëz paqësor”.

Liza nga Shën Peterburg nga Rusia, shprehet se prej një viti jeton në Vlorë dhe është e kënaqur me bukurinë, klimën dhe njerëzit në Vlorë.

“2022 viti që nisi lufta me bëri që te largohem nga Rusia. Populli Rus nuk është fajtor për problemet politike , ne duam lumturi, të krijojmë familje, jetë të mirë, por fatkeqësisht Rusia nuk na e ofron këtë gjë. Dhe shpresojmë që konflikti te mbaroj shpejt dhe të buzëqeshim sepse kjo është arsyeja kryesore e jetës sonë”, tha ajo.

“Prej dy javësh ndodhem në Vlorë dhe është mrekulli këtu, deti mali klima fantastike. Nëse trupi dhe shpirti bëhen bashkë dhe mendja është e paqtë”, tha një tjetër.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE