Ndryshimet në statut, Rithemelimi mbledh Këshillin; Bardhi do të jetë nënkryetar i PD!

vovalbania March 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndryshimet në statut, Rithemelimi mbledh Këshillin; Bardhi do të jetë nënkryetar i PD!

Nga dita e sotme  Gazment Bardhi do të jetë nënkryetar i PD së Rithemelimit. Marrja e këtij posti, vetëm disa javë pasi njohu Sali Berishën kryetar, do të bëhet pa votim të drejtpërdrejtë në Këshillin Kombëtar, por me ndryshime statutore që e fusin atë dhe të besuarit e tij në kryesi automatikisht.

Në nisje të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Rithemelimit ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli tha se në bashkimi i demokratëve është prioritet.

“Është gjeja më normale të të ketë njerëz që të mos jenë dakord me kryetarin e partisë. Por nuk më duket normale të mos njohësh kryetarin e partisë kur nuk është rasti. Është më e rëndësishme për çdo deputet, dhe për çdo qytetar, të ngrihet ndaj çdo dhunimi, kushtetues, të ligjit kundër çdo padrejtësie për të parë vendin e vet të vibrojë përmes mekanizmave demokratikë. Që është gara, respektimi I statuteve. secili gjen zgjidhjet e veta.

Nuk ndryshoj asgjë për Lulzim Bashën. Sot do diskutojmë, do shkoj pa paragjykuar. Nga përvoja ime tre dekada kam kuptuar se nuk të bën karrigia as lider, as të besueshëm, por vendimet që merr, që edhe mund të kundërshtohen edhe kur janë të drejta. Në parim dua bashkimin e çdokujt, të çdo demokrati e qytetari. Përçarja e deputetëve te opozitës ka sjelle kosto te madhe për qytetarët. Kemi humbur 12 vite, janë shumë në jetën e një njeriu. Duhet një reflektim i madh”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE