Sara shpërthen papritur në lot, ja arsyeja!
Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Situata mes Françeskës dhe Sarës ka qenë mjaft e tensionuar në shtëpi e duket se kjo e ka ngarkuar shumë emocionalisht këtë të fundit. Vetëm pak më parë Sara ka shpërthyer në lot në praninë e Bardhit, i cili ka qëndruar pranë.
Sara: Unë jam më e guximshme seç duhet, duhet të jem më e qetë. (qan) Kur kam qenë e vogël i blija këto këngët dhe ia coja mamit gjithmonë. Dua mamin…
Bardhi: O mami Valbona ça na bone
Kohëve të fundit është vënë re dhe komentuar shumë jashtë shtëpisë afrimiteti i tepërt fizik mes Sarës dhe Meritonit edhe pse në prani të Bardhit. Në disa raste shohim të përkëdhelin njëri-tjetrin, të shtrirë dhe të përqafuar të dy dhe Bardhi i vetëm në anën tjetër. Vetëm pak më parë Sara, Meritoni dhe Bardhi shfaqen të shtrirë në një krevat, ku Meritoni ndodhej mes tyre, gjë e cila po komentohet shumë nga të gjithë.