Tashmë zyrtare! Ju prezantojme me çiftin më të ri të showbiz-it

vovalbania March 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tashmë zyrtare! Ju prezantojme me çiftin më të ri të showbiz-it

Joe Jonas dhe Stormi Bree janë zyrtarisht çift!

Dyshja ka konfirmuar romancën me një puthje në një “Bondi Bowling Club”.

Joe dhe Stormi prej kohësh përfliteshin për një romancë dhe mesa duket, duhej që të shkonin me pushime në Australi që paparacët t’i fotografonin në momente intime. Kjo është lidhja e parë e Joe, pas divorcit me ish-bashkëshorten, Sophie Turner.

Ndërsa po shijojnë pushimet, ata janë të shoqëruar dhe nga miq dhe vëllai i Joe, Nick Jonas. Lidhja e tyre konfirmohet rreth 6 muaj pasi këngëtari i dha fund martesës me aktoren e “Game of Thrones”, pas 4 vitesh.

Ata janë prindër të dy vajzave, Willa, 1 vjeç dhe Delphine, 1 vjeç.

Edhe Stormi është nëna e një vajze, Gravity Blue Smith, për të cilën bashkëprindëron me ish-in, Lucky Blue Smith. Joe dhe Bree ndezën thashethemet për një romancë në janar të këtij viti, pasi i panë së bashku në aeroportin “San Lucas” në Mexico. Më pas, ata u panë në një udhëtim në Aspen, duke bërë ski.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65782 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE