Zbuloni se në çfarë date do të prezantohet modeli i ri Taycan nga Porsche!

vovalbania March 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbuloni se në çfarë date do të prezantohet modeli i ri Taycan nga Porsche!

Porsche ka nisur numërimin mbrapsht deri në premierën botërore të modelit të ri Taycan. Debutimi i modelit të ri elektrik i cili pritet të jetë shumë i shpejtë se modelet e kaluara është planifikuar të jetë më 11 mars. Emri i makinës mbetet ende një mister, megjithëse disa i referohen si Taycan Turbo G.

Një pjesë tjetër që mbetet enigmë është edhe numri i motorëve pasi raporte të ndryshme thonë se inxhinierët e Porsche po përgatiten për t’i vendosur variantit të ri një motor të tretë i cili do t’i shtonte peshën por edhe fuqinë. Sa i përket specifikave të tjera, marka do të na njoftojë gjatë dhe pas debutimit. Ndërkaq, Porsche ka rritur çmimet e modeleve në të gjithë linjën e saj. Taycan Turbo S tani kushton afro 200 mijë euro.

Rikujtojmë, se Porsche në vitin 2023 ka festuar 75 vjetorin e saj me konceptin e makinës Mission X. Koncepti ofroi një paraqitje të shkurtër të së ardhmes elektrike, por që atëherë nuk ka pasur shumë lajme nga marka gjermane për modelin e ri. Megjithatë, kohët e fundit, CEO i Porsche, Oliver Blume, tha se këtë vit do të vendoset fati i prodhimit të kësaj makine. “Është një motiv i madh për ne që të bëjmë makinën”,-tha Blume, duke pasur parasysh popullaritetin që fitoi vetëm koncepti i Mission X. Ky model përfshin një paketë baterie të montuar pas sediljeve. Bateria e tij mund të karikohet dy herë më shpejtë se e modelit Taycan Turbo S.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65858 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE