“Më tha do të të pres…”, Sara Gjordeni flet për historinë e saj me boksierin!
vovalbania
March 06, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Sara Gjordeni u eleminuan ditën e djeshme nga “BBV3”, si një vendim nga Vëllai i Madh, pas konfliktit fizik me Françeskën.
Ditën e sotme e ftuar në “Shqipëria Live”, Sara ka folur për disa situata të diskutuara jashtë shtëpisë, një ndër to edhe lidhjen e saj me boskierin, e cila është komentuar shumë.
“Jemi ndarë pesë muaj përpara se të futesha në Big Brother, por kemi mbajtur kontakt për inerci. Nuk flisnim çdo ditë. Ai status zyrar nuk ishte më. Dronin, e mora vesh se kush e ka dërguar dhe nuk e ka dërguar ai. Unë kam pasur kontakt dhe i thoja që nuk kam për të gjetur dikë tjetër dhe ai më thoshte ‘nëse del single unë do jem duke të të pritur’. Nuk bëmë asnjë premtim!”