Mësuesit në dispozicion! Ministria e Arsimit ka përgatitur skemën e re për arsimtarët

vovalbania March 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mësuesit në dispozicion! Ministria e Arsimit ka përgatitur skemën e re për arsimtarët

Ministria e Arsimit ka krijuar skemën e re të mësuesve të lëvizshëm në dispozicion.

82 mësues janë në gatishmëri të nevojave që kanë shkollat në bazë të mungesave për arsye shëndetësore apo lejet administrative të arsimtarëve me kontratë pune pa afat. Në udhëzimin e siguruar nga Top Channel shpjegohet se kohëzgjatja e marrëdhënies së punës së 82 mësuesve të gatshëm është deri në përfundim të këtij viti shkollor, ku janë punësuar ata mësues që kanë ngelur pa ngarkesë mësimore për shkak të rënies së numrit të nxënësve, apo përzgjedhja e tyre bëhet përmes portalit Mësues për shqipërinë.

“Drejtoria e institucionit arsimor publik parauniversitar, sapo merr informacion për mungesën në punë të mësuesit, informon zyrën vendore arsimore, e cila njofton menjëherë mësuesin në dispozicion për institucionin ku do të paraqitet në punë për zëvëndësim. Mësuesi në dispozicion komunikon me drejtorinë e shkollës ku do të paraqitet, për t’u informuar për orarin mësimor dhe temat mësimore”, thuhet në udhëzim.

Njoftimi i mësuesit duhet të bëhet një ditë para zëvëndësimit, nëse është e mundur, megjithëse një vend pune i tillë e mban arsimtarin në alert gatishmërie. Ky projekt pilot po testohet fillimisht në 20 zyra vendore arsimore, ku pjesa më e madhe e mësuesve në dispozicion, ndodhen në Tiranë për të mbuluar 5 shkolla 9 vjeçare.

‘Edith Durham-in, Kongresin e Manastirit, Fan Nolin, Vasil Shanton dhe Emin Durakun. Mësuesi në dispozicion i profilit gjuhë shqipe dhe letërsi, përveç lëndëve që është specializuar do të zëvëndësojë edhe orët mësimore në lëndën e muzikës, teatrit dhe artit pamor; mësuesi në dispozicion i matematikës do të shërbejë edhe për mbulimin e procesit mësimor në lëndët e informatikës dhe aftësimit teknologjik, ndërsa mësuesi i histori- gjeografisë do të zëvëndësojë edhe mungesat në filozofi, ekonomi, psikologji, sociologji dhe qytetari.

Në udhëzim përcaktohet qartë se mësuesi ngarkohet me detyra të tjera, gjatë kohës kur nuk ka orë për të zëvëndësuar duke krijuar klasat e përforcimit të njohurive për nxënësit me arritje të ulëta. Një grup përforcimi mund të ketë nga 10 deri në 25 nxënës dhe për lëndët gjuhë shqipe – letërsi dhe matematikë zhvillohet me nga 2 orë në javë, ndërsa për lëndët e tjera me nga një orë në javë për secilën prej tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65687 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE