Pas trazirave në qendrën e emigracionit në Britani, azilantët nxirren për “shopping” falas!

vovalbania March 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas trazirave në qendrën e emigracionit në Britani, azilantët nxirren për “shopping” falas!

Emigrantët ilegalë në një qendër pritjeje në lindej të Londrës janë shoqëruar nga autoritetet në dalje për “shopping” dhe aktivitete të tjera zbavitëse, për “të lënë pas” disa episode dhune në ish-bazën ajrore të konvertuar.

Ata raportohet se janë ankuar dhe për “mërzitje nga monotonia” që sipas tyre kishte sjellë episodet e rënda të dhunës.

Shqetësime të përsëritura janë ngritur për kushtet e jetesës në qendrën e konvertuar në bazën ajrore në Essex, ku strehohen qindra emigrantë që kanë ardhur në Britani me gomone nga ngushtica me Francën.

Një program televiziv në shkurt e përshkruante qendrën problematike te Essex si pike luftimesh të përnatshme, sipas tyre prej situatës së pashpresë të rezidentëve, çka prezantuesit thonin se çonte në rritje të kriminalitetit dhe të zjarrvënieve.

Zyrtarët e ministrisë britanike refuzonin pretendimet.

Tashmë imazhe të reja tregojnë sesi emigrantët në furgona me qera ishin dërguar në udhëtimin e shoppingut në qytezën e Braintree, 15 minuta larg bazës ajrore.

Rezidentja e qytetit Marion Parker, 44 vjeçe tha se ishte qesharake të shihje turmat e emigrantëve duke bërë ‘shopping’.

“Çfarë mesazhi jep kjo për të tjerët, për ata që duan të vijnë në Britani? Që kur krijon probleme të nxjerrin për shopping falas? Kjo është qesharake”.

Gruaja shtonte më tej: “Nuk them se jam kundër emigracionit por ky është një shpërblim për shkejen e ligjit? A i jep njeri britanikëve shopping-e falas?”

David Price, drejtues i një fushate proteste ndaj qendrave të emigracionit Wethersfield Protest, tha: “Situata është gjithnjë e më e tmerrshme, nuk ka kuptim të kemi këtë qendër këtu”.

“Vetë azilanët jetojnë në kushte të rënda, ankohen për ushqimin e ftohtë e të pamjaftueshëm, kjo situatë është një recetë për katastrofë”.

Ministria e brendshme bënte të qartë se emigrantët e qendrës lejohen të dalin jashtë dhe të bëjnë udhëtime të vogla lokale.

“Për të reduktuar barrën e shërbimeve sociale, kemi vendosur një shërbim të rregullt transporti për emigrantët drejt qendrave loakle qytetare për aktivitete vullnetare ose komunitare jashtë impiantit”.

Zhvillimet vijnë pas raportimeve për konflikte me të plagosur brenda qendrës.

Daily Mail shkruan se vetëm këtë vit taksapaguesit britanikë kanë paguar 5.4 miliardë paundë për hotele dhe shërbime për emigrantët, shumë që arrin në 15 milionë paundë në ditë. –DailyMail–

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65249 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE