Roza i zbulon sekretin Sarës, ja kush është adhuruesi sekret i trëndafilave të kuq!
Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Mbrëmjen e djeshme Sara është surprizuar nga një adhurues sekret, i cili vendosi që t’a mbushë oborrin e shtëpisë me trëndafila të kuq. Ndërkohë gjatë një bisede me Roza Latin dhe Rike Roçin, këto të fundit e pyetën Sarën, ajo qesh dhe kërcen me trëndafilin në dorë, duke lënë të nënkuptohet se ai është i dashuri i saj Mesa duket Sara është në një lidhje jashtë shtëpisë, ndonëse gjatë hyrjes në BB VIP ka treguar se ajo është beqare.
Roza: Adhuruesi sekret është sekret apo ti e din se kush është?
Roza: Çfarë shenje horoskopi është adhuruesi i jot sekret?
Rike: Shenjën mund t’ia thuash ti moj zemër
Sara: Nuk e di
Roza: Ai është Akrepi
Sara: Më fal, po sa mirë e dije
Roza: Akrepat janë shumë protektiv dhe territorial për partnerin. Ai ka dashur që t’ua bëjë të gjithëve jashtë të qartë se kjo është e imja
Mbrëmjen e djeshme, u mor vendimin për përjashtimin e Sarës nga gara dhe pasi iu njoftua vendimi, ajo vendosi të takonte vetëm partnerin, Bardhin dhe moderatorin Meriton Mjekiqi. Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo ka reaguar në rrjetet sociale ku shprehet se veprimi ndaj Françeskës ishte një akumulim ofendimesh nga ana e ish-Missit, duke shtuar se i qëndrimi i saj në lojë ishte i padrejtë.