Rudina Dembacaj sjell lajmin e mirë, shfaqja “7 minuta” bën histori, shumë shpejt edhe në fasoneri!
E ftuar sot në “Pardon My French” ishte Driada Dervishi, regjisorja e një prej shfaqjeve më të sukesshme të kohëve të fundit të titulluar “7 minuta”. Shfaqja u rivendos në skenë në kuadër të një kauze për mbështetjen e gruas. Një shfaqje që ka në fokus 11 zonja të nderuara, 11 emra të skenës shqiptare. Historia është italiane. Ja çfarë zbulon më tepër regjisorja.
Marsi është për të dhënë dritën, për të mbështetur njëra-tjetrën. Kjo shfaqje nuk funksionon nëse nuk janë të njëmbëdhjeta.
E teksa Rudina Dembacaj, bashkëproducente e shfaqjes ishte gjithashtu e ftuar në një lidhje telefonike, ja si u shpreh për të Driada.
Rudina është një person që shijon procesin. Vëmendjen e ka, nuk i mungon në të përditshmen. Nuk e shfrytëzon teatrin për këtë gjë.
Bëhet fjalë për 11 aktore, të cilat janë Yllka Mujo, Luiza Xhuvani, Zamira Kita, Olta Daku, Anila Bisha, Rudina Dembacaj, Adelina Muça, Alesia Xhemalaj, Paola Kodra, Xhoana Karaj, Ajlin Petrela… Driada shprehet:
Në fakt janë 12. Personi i 12 është publiku. Ne ia lëmë ta vendosin ata. Për mua 7 minuta është një ftesë për t’i trajtuar qeniet njerëzore si të tilla dhe jo si numra në një shoqëri kapitaliste.
Shfaqja është vendosur në Lezhë, Ersekë, Korçë, Elbasan, Tiranë dhe shumë shpejt edhe në Durrës. Rudina Dembacaj dha një lajm shumë të mirë për ecurinë e shfaqjes.
Shfaqjen ne do ta japim në një fasoneri. Ato frymëzohen nga kjo. Është një fat shumë i madh.