Rusia fut në listën e “terroristëve” kritikun e Kremlinit, ish-kampionin e shahut Garry Kasparov!

vovalbania March 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rusia fut në listën e “terroristëve” kritikun e Kremlinit, ish-kampionin e shahut Garry Kasparov!

Rusia e ka futur Garry Kasparovin, politikanin opozitar rus në mërgim dhe bashkëthemeluesin e Forumit Rusia e Lirë, në listën e “terroristëve dhe ekstremistëve” për arsye të panjohura.

Ky është një veprim që Kremlini e bën në përgjithësi për t’i shtypur kundërshtarët politikë.

Në maj 2022, Ministria e Drejtësisë e Rusisë e futi Kasparovin, i cili është ish-kampion i botës në shah, në listën e të ashtuquajturve “agjentë të huaj”.

Kasparov, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara, tha së fundmi për Radion Evropa e Lirë (REL) se populli rus nuk e kupton ende se lufta në Ukrainë po shkon drejt disfatës për Rusinë dhe se “diktatura e Putinit nuk do të mbijetojë”.

Gjatë intervistës për REL-in më 1 mars, Kasparov tha gjithashtu se kufijtë e tanishëm të Rusisë “mund të ndryshojnë”, nëse Moska e humb luftën në Ukrainë, por shtoi se shpërbërja e plotë e Rusisë nuk ka gjasa të ndodhë.

Rajonet të cilat mund të ndahen nga Federata ruse, sipas Kasparov, janë republikat si, Tatarstani, Bashkortostani, Dagestanu dhe Çeçenia, por ai theksoi se nuk beson se gjithçka është e qartë për atë që do të ndodhë pas luftës.

Ai beson se ndryshimi i “karakterit perandorak” i Rusisë është i nevojshëm për reformimin e këtij vendi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65261 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE