Deborah Keçi rikujton fillimet e saj me sportin e notit dhe mbështetjen e familjarëve për të nisur këtë rrugëtim!

vovalbania March 07, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Deborah Keçi rikujton fillimet e saj me sportin e notit dhe mbështetjen e familjarëve për të nisur këtë rrugëtim!

Në lumin e programeve televizive dhe ‘qyfyreve’ të tyre frymëzuar nga cikli ‘Mai Dire’ i Mediaset – tre emra të njohur të radios & TV në Shqipëri vijnë me një program ku komentohen perlat nga programet që njihni dhe nuk i njihni, që i keni parë ose me shumë gjasa jo, xhanëm me kaq sa janë kjo është e pamundur…

Këtë mbrëmje me Jonida Aliçkollin dhe Lei Krajën ka qenë e ftuar sportistja Deborah Keçi, e cila na tregoi më shumë për fillimet e saj në fushën e sportit, angazhimet ndër vite jashtë Shqipërisë dhe rrugëtimin e ri si drejtoresha e klubit shumësportësh të Tiranës. E nisim intervistën duke rikujtuar fëmijërinë e saj dhe momentin ku ajo zbuloi këtë dëshirë në jetë.

Ka qenë rastësi në fakt. Unë një fëmijë pak topolake dhe e lezetshme dhe mami gjithmonë ka dashur të më angazhonte me një aktivitet fizik, pa e menduar kurrë. Edhe unë vetë nuk e kam menduar ndonjëherë se do të bëhesha sportiste, por thjesht një gocë e vogël pak buçko që hajt se do të merret me një aktivitet fizik që të mbajë pak trupin në formë. Dhe në fakt përpara se të filloja me notin kam provuar disa sporte të ndryshme dhe afër me shtëpinë time në Durrës ka qenë shkolla sportive dhe atje mami më çonte gjithmonë mbasdite. Njihnim disa zysha atletike. Kam provuar një periudhë pak atletikë, pak gjimnastikë e kështu. Por lidhja me notin ka qenë falë babait tim. Babai im ka qenë i apasionuar me notin dhe besoj që ka qenë një nga pengjet e tij si durrsak i vjetër që nuk ka pasur mundësinë ta ndiqte si sport. Ka qenë notar shumë i mirë dhe sot e kësaj dite në moshën 70-vjeçare po ti thuash ‘ o ba do të bësh 2-3 krahë delfin’, i bën. Edhe ma ka mësuar notin që në moshën 5-vjeçare dhe unë mendoj që kam pasur një lidhje mjaft të veçantë me ujin përpara se të mendoja se mund të bëhesha notare, por kam qenë nga ato fëmijët që e kam mësuar notin shumë e vogël, rrija gjithë ditën në det, mezor dilja nge deti dhe e ndjeja veten dhe vazhdoj ta ndjej si në shtëpi. Është ai elementi im. Mund të bëj sporte të ndryshme, por kur futem në ujë është tjetër gjë.

Duke qenë se babi i saj ka qenë një nga mbështetjet më të mëdha dhe i pari që e ka shtyer të vazhdojë rrugëtimin në këtë fushë, si shprehet ajo për raportin midis tyre?

Ma ka mësuar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe jam mirënjohëse sepse prej tij ka filluar edhe kjo lidhja ime me notin. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65781 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE