Fermerë francezë e spanjollë protestojnë bashkë kundër Evropës !

vovalbania March 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fermerë francezë e spanjollë protestojnë bashkë kundër Evropës !

Rreth 300 fermerë francezë e spanjollë me traktorët e tyre protestonin sot në rajonin Basque, në pikën kufitare të Biriatou mes dy vendeve, duke dhënë “ultimatum” për Bashkimin Evropian për taksat e karburantit të tyre.

Të mbledhur prej mesditës në të dy anët e pikës kufitare pasi kishin mbërritur ne karvanë me shpejtësi të ngadaltë, ata dhanë mesazhin e tyre të përbashkët, pa ngritur flamurët e sindikatave.

Ata thanë se i jepnin kohë zyrtarëve evropianë deri në 1 qershor për të hequr taksat e gazit, energjisë e karburantit për fermerët.

Traktorët në të cilët shiheshin sloganë si “Më shumë të ardhura” apo “Fermeri fëmijë ëndërron, i rritur vdes”, qëndruan për disa orë në autostradë duke lënë të kalueshme vetëm një korsi, ndërsa më vonë nisën të ktheheshin në formë karvani me shpejtësi të ngadaltë si në të tjera protesta.

“Kjo ishte hera e parë që u mobilizuam së bashku dhe ndoshta nuk do të jetë e fundit”, tha fermeri spanjoll Joseba Pagadizabal, për rrjetin AFP.

Fermerët në shumë vende evropiane janë mobilizuar në protesta prej disa javësh kundër rregullave të reja të BE për reduktimin e prodhimit dhe mbështetjes së tyre me pretekstin e kufizimeve mjedisore, duke favorizuar importe të lira.

Fermerët quajnë konkurrencë të padrejtë importet nga jashtë BE pasi prodhuesit atje nuk kanë të njëjtat rregulla apo burokraci që kërkohen brenda BE.

Ata denoncojnë gjithashtu çmimet e ulëta që u ofrohen për produktet e tyre dhe mungesën e mbështetjes për sektorin e ushqimit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65781 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE