Risi e fundit, Apple prezanton transkriptet për Podcast!
Apple ka prezantuar transkriptet për Apple Podcasts, një veçori e re inovative që i bën podcastet më të qasshme dhe më të lehtë për t’u naviguar. Me transkriptet, përdoruesit mund të lexojnë tekstin e plotë të një episodi, të kërkojnë episodin për një fjalë ose frazë specifike dhe të prekin tekstin për të luajtur podcastin nga ajo pikë e episodit.
Ndërsa luhet një episod, çdo fjalë theksohet, duke e bërë të lehtë ndjekjen. “Prezantimi i transkripteve në Podcast-et e Apple bazohet në përkushtimin e Apple për të krijuar produkte dhe shërbime për të gjithë”,-tha Sarah Herrlinger, drejtoresha e lartë e Apple.
“Ne jemi të emocionuar që transkriptet të jenë gjerësisht të disponueshme për të gjithë, duke shtuar një shtresë shtesë qasje në përvojën e Podcast”,-shtoi ajo. Transkriptet mund të përmirësojnë përvojën e një përdoruesi në podcast në mënyra të shumta, duke i ndihmuar ata të kapin çdo fjalë nga prezantuesit e tyre të preferuar, të mësojnë një gjuhë të re dhe të gjejnë më lehtë faktet që kanë dëgjuar në një episod.
Përdoruesit do të mund të qasen në transkriptin e një episodi nga këndi i poshtëm majtas në ekranin “tani luaj”. Transkriptet u ndërtuan për të forcuar qasjen. Kontrasti i shkronjave dhe ngjyrave u krijuan për ta bërë më të lehtë për t’u skanuar dhe lexuar tekstin në formë të gjatë. Përdoruesit që janë të shurdhër ose me vështirësi në dëgjim, janë gjithashtu në gjendje të kenë qasje në transkriptet pa pasur nevojë të shtypin luajtjen në episod.