Cillian Murphy do të jetë James Bond i ardhshëm?!
Aktori i njohur Cillian Murphy thuhet se do të jetë aktori i radhës që do të konkurrojë për rolin e agjentit ikonik të spiunazhit. E luajtur së fundmi nga Daniel Craig, ekskluziviteti i Bond është në kërkim të 007-ës së ardhshme dhe Peaky Blinder thuhet se ka tërhequr vëmendjen e tyre. Murphy është nominuar për një Oscar për interpretimin e tij në “Oppenheimer: në kategorinë e aktorit më të mirë. Ai gjithashtu fitoi disa vlerësime në sezonin e çmimeve duke përfshirë Sag Awards, BAFTA dhe Golden Globes.
“Cillian është dollia e Hollywoodit për momentin dhe ky do të ishte roli përfundimtar”,-tha një burim i brendshëm për The Sun.
Kjo është një mënyrë për të ngritur ekskluzivitetin e Bond me një aktor që është në krye të lojës së tij.
Sipas raportit, producentja e Bond-it, Barbara Broccoli, e ka vëzhguar me vëmendje Murphy vitin e kaluar. Për më tepër, Clay Bunker, i cili luajti përballë aktorit irlandez në Oppenheimer, po e mbështet gjithashtu atë si Bond-in e ardhshëm. Ndërkaq, ju shuajmë një kuriozitet. Cillian Murphy jeton një jetë të izoluar dhe nuk i pëlqen teknologjia. Ai jeton në zonën Monkstown të Dublinit, Irlandë me gruan e tij Yvonne McGuinness, me të cilën është martuar që nga viti 2004.
Ata jetojnë në një shtëpi e cila nuk ka internet, për të cilën Cillian shpenzoi 1.7 milion euro. Murphy i shmanget përdorimit të teknologjisë në shtëpinë e tij, pa telefon si dhe pa internet. Producentja e filmit Oppenheimer, Emma Thomas e cila gjithashtu është gruaja e regjisorit Christopher Nolan tregoi për periudhën kur tentoi ta telefononte Murphyn në shtëpi për t’i treguar se e kishte fituar rolin kryesor në film.