Digjet lokali i nënkryetares së Zveçanit, policia: I qëllimshëm! Ndihmoi punësimin e serbëve në institucionet e Kosovës!

vovalbania March 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Digjet lokali i nënkryetares së Zveçanit, policia: I qëllimshëm! Ndihmoi punësimin e serbëve në institucionet e Kosovës!

Nënkryetarja e komunës së Zveçanit, Natasha Tomanic njoftoi se orët e para të mëngjesit të sotëm, një lokal në pronësi të saj ka marr zjarr.

Numri dy i policisë për veriun e Kosovës, Veton Elshani pohoi për REL se zjarri “dyshohet se është shkaktuar qëllimisht”, ndërsa një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes. Tomanic edhe vetë mendon se zjarrvënia nuk ka qenë e rastësishme.

Madje ajo mendon se motivi është fakti që i ka ndihmuar serbët në veri të punësohen në institucionet e Kosovës. Zëvendëskryetarja e kësaj komune, që funksionon sipas sistemit të Kosovës, theksoi se aktivitetet e saj “nuk përshtaten” me Listën Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit.

“Atëherë kam një pyetje për ta. Pse po luftojnë që të kthehen në institucionet e Kosovës, nëse ne që kemi hyrë në institucionet e Kosovës jemi tradhtarë?”, tha ajo.

Lista Serbe, nuk ka bërë ende asnjë koment lidhur me akuzat e Tomanic. Kjo nuk është hera e parë që pronat personale të pjesëtarëve të komunitetit serb, në komunat në veri të banuara me shumicë serbe, u vihet flaka. Në 2023-shin, atje u dogjën me dhjetëra makina pronarët e të cilëve i kishin konvertuar targat e tyre nga serbë në targa RKS –apo  Republika e Kosovës.

Çështja e targave të makinave nxiti dhe, pjesëtarët e komunitetit serb, me nismën e Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë –që të bojkotonin institucionet e Kosovës në nëntor të vitit 2022. Pas zgjedhjeve të prillit të vitit 2023 në katër komunat në veri të Kosovës u zgjodhën kryetarë shqiptarë, ndërsa shumica e nënkryetarëve janë nga komuniteti serb.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65745 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE