Parashikimi i motit, kthjellime e vranësira në vend, ulen temperaturat
Sipas MeteoAlb qarkullimi i masave ajrore nga veri-verilindja e Europës do të bëjë që territori shqiptar të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta duke rrezikuar reshje të izoluara dëbore vetëm në skajin Verior të Shqipërisë.
Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë më kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin, por më të fokusuara do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore. Po ashtu; do të shtohet ndjeshëm lagështira relative në ajër në shumë qytete të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera minimale në Ersekë deri në 19°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Fierit.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi verilindor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.