“Rilindja” e Beratit, kryeministri Rama inspekton projektet e reja: Po marrin jetë për banorët dhe turistët!!

vovalbania March 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Rilindja” e Beratit, kryeministri Rama inspekton projektet e reja: Po marrin jetë për banorët dhe turistët!!

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të premte projektet që janë në zhvillim në qytetin e Beratit, si tregu i ri, rehabilitimi i sheshit kryesor deri tek parkimi, fasadat e ndërtesave dhe ura e re.

Gjatë inspektimin, kreu i qeverisë e cilësoi Beratin si ‘qytet të rilindur’ dhe tha se arritja më e madhe e bërë është rikthimi besimit të qytetarëve për zhvillimin e qytetit.

Rama shprehet se po vihen në zbatim një grup projektesh me rëndësi për qytetin, që nga sheshi kryesor mbi parkimin e madh publik, pedonalet e reja, rikualifikimi i ndërtesave, tregu i gjelbër me 120 vende për prodhimet e fermerëve, si dhe ndërhyrje të tjera të cilat pritet të përfundojnë të gjitha në të njëjtën kohë.

 “Në Beratin e rilindur ku po marrin jetë një grup projektesh me rëndësi për qytetin, që nga sheshi kryesor mbi parkimin e madh publik, pedonalet e reja, rikualifikimi i ndërtesave, tregu i gjelbër me 120 vende për prodhimet e fermerëve, si dhe ndërhyrje të tjera, të domosdoshme jo vetëm për banorët, por dhe për turistët, të cilët vijnë gjithnjë e më të shumtë në qytetin e UNESCO-s, duke arritur shifrën rekord të 800 mijë vizitorëve në 2023“-shkruan ndërkohë Rama në Facebook pas inspektimit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65697 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE