“Teze ka ardhur një teta te dera…”, Sara Gjordeni rrëfen ritakimin me mamanë e saj pas 3 vitesh!

vovalbania March 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Teze ka ardhur një teta te dera…”, Sara Gjordeni rrëfen ritakimin me mamanë e saj pas 3 vitesh!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Sara Gjordeni ishte e eleminuara e javës nga “BBV3”, vendim i amarrë nga Vëllai i Madh, për shkak të konfrontimit fizik që ajo pati me Françeskën. Ditën e sotme Sara ka qenë e ftuar te “Ftesë në 5” me Bieta Sulon për të treguar linjën e jetës, që nuk pati mundësi ta tregonte në “BBV3”. Ish-banorja ka treguar historinë rrënqethëse të familjes së saj, ku babai i saj ka tentuar ta vriste atë dhe nënën e saj. Gjithashtu ka treguar se kur ka qenë e vogël nuk e ka takuar mamanë e saj për 3 vite dhe kur ajo ka ardhur Sara nuk e ka njohur.

Mami kur është larguar, për herë të parë ka ardhur për ditën e parë të shkollës sime. Unë kam qenë në kuzhinë, më duhet të kaloja përmes korridorit kur ishte dera hapur. Te dera shoh një zonjë të veshur shumë mirë, shumë bukur. Ishte veshur shumë mirë dhe thashë “Teze ka ardhur një teta te dera…”

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65249 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE