Rama tregon zgjidhen për klasat kolektive në fshatrat me pak nxënës, komenton largimet nga Shqipëria!

vovalbania March 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rama tregon zgjidhen për klasat kolektive në fshatrat me pak nxënës, komenton largimet nga Shqipëria!

Kryeministri Edi Rama në konferencën për shyp pas mbledhjes së qeverisë me kryebashkiakët, është ndalur te largimet brenda vendit, duke iu përgjigjur dhe pyetjes së gazetares për klasat kolektive në shkollat me pak nxënës.

Rama tha se kanë diskutuar për shkolla të përqendruara, me konvikte.

“Duhet me pas parasysh që po, kemi problem me largimet brenda vendit po them, por nëse po shikoni sot përqindjen që zë bujqësia në ekonominë tonë dhe të punësuarit në bujqësi, ne jemi dhe kjo nuk është pozitive, por jemi me diferencë dhe nga rajoni jonë. Pra, largimi drejt qytetit është i pandalshëm në vendet që zhvillohet. Nevoja dhe pritshmëria e të rinjve për të pasur një punë të mirëpaguar, është gjithmonë arsyeja pse një sërë punësh që nuk i mirëpaguan, bëhen me krah pune të importuar.

Nëse do të shikoni planet e vendeve të zhvilluara si Italia Gjermani, nëse do të shikoni radhën e shteteve të BE në derën e agjencisë së punësimit në Filipine, është radhë lufte. Europa është futur në një luftë për krah pune.

Përsa u përket shkollave, kemi diskutuar për shkolla të përqendruara, me konvikte. Po punojmë me 5 konvikte të shkollave profesionale, për t’i bërë me kushte më të mira. Kam parë konviktin në Rrëshen, që është iniciativë e kishës, por është fantastike nga pikëpamja sesi është menaxhuar”, tha kryeministri.

Rama foli dhe për largimet e të rinjve nga Shqipëria, ku u shprej se duhet të mësohemi me këtë ide sepse jemi vend i lirë. Ndalimi i tyre, tha ai, nuk është çështje e qeverisë.

“Që shqiptarët largohen, duhet të mësohemi, sepse jemi vend i lirë, jo bunker. Shqiptarët janë qenie kurajoze, dinamike që duan të shohin lart e më lart. Ndalimi i ikjeve nuk është çështje e qeverisë. Nuk jemi për të ndaluar ikjet, por për të krijuar kushtet për qytetarët”, tha ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65782 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE