Ministri Balla: Shqipëria, organizatore e Konferencës Rajonale Europiane të Interpol!
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka dhënë lajmin se Shqipëria në muajin qershor do të jetë organizatore e Konferencës Rajonale Europiane të Interpol.
Në këtë aktivitet thotë Balla do të jenë drejtuesit më të lartë të policisë nga e gjithë Europa dhe vende të tjera për të diskutuar forcimin e bashkëpunimit.
Ministri Taulant Balla me anë të një postimi në Facebook thekson se“Shqipëria po thellon çdo ditë e më shumë bashkëpunimin me INTERPOL në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të lëndëve narkotike dhe armëve, në gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia shqiptare si dhe në forcimin e kapaciteteve të Policisë së Shtetit në përballjen me krimet kibernetike”.
“Gjatë 24 orëve të fundit, falë këtij bashkëpunimi, kanë vijuar ekstradimet nga Spanja, Gjermania dhe Britania e Madhe, të personave të kërkuar nga drejtësia shqiptare.
Në vlerësim të rezultateve të arritura nga Policia e Shtetit Shqipëria është përzgjedhur këtë vit si vendi organizator i Konferencës Rajonale Europiane të Interpol, organizatës më të madhe policore me 196 anëtarë në mbarë botën. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit do të mirëpresin më 11-13 Qershor 2024 drejtuesit më të lartë të policisë nga e gjithë Europa dhe vende të tjera për të diskutuar forcimin e bashkëpunimit”, shkruan ministri i Brendshëm.
Konferenca Rajonale Evropiane zhvillohet çdo vit për të vlerësuar gjendjen e bashkëpunimit policor dhe luftën kundër krimit transnacional. Ai mbledh së bashku krerët e policisë dhe organet e bashkëpunimit policor në rajon për të diskutuar probleme specifike të lidhura me krimin. Çështjet kryesore që do të merren parasysh gjatë mbledhjes përfshijnë: Shqetësimet e sigurisë në Evropë Terrorizmi Krimi kibernetik Krimi i organizuar