Nëna e Ilnisës flet për herë të parë për marrrëdhenien e vajzës së saj me Meritonin
Mbrëmjen e kaluar, Ilnisa ka marrë një surprizë emocionuese në ditën e saj të lindjes, duke u takuar me të ëmën dhe bijën e saj.
Teksa u takuan së bashku, nëna e Ilnisës i ka dhënë disa këshilla vajzës së saj, duke u shprehur:
“Dua ta shoh Ilnisën të fortë. Dua ta shoh Ilnisën që të flasi për atë bariun që ka kapur malin. Dua ta dëgjoj. Ilnisa ka shumë për të dhënë. Babi Goni ndihet mirë, por kjo duhet ta bëjë akoma dhe më shumë krenar. Presim shumë më shumë”.
Ndërkohë në një intervistë ekskluzive për “Big Brother Fan Club”, ajo ka komentuar për herë të parë “hallvën e vdekjes” e bërë nga Erjola si edhe marrëdhënien e Ilnisës me Meritonin.
“Boll që ajo bëri një hallvë dhe e ndau, nuk do ta pranoja as në kuadër të lojës. Unë po të isha aty brenda, të them me sinqeritet, Erjolën nuk do ta kisha falur, qoftë edhe nga ky veprim”, është shprehur e ëma e Ilnisës.
Sa i përket marrëdhënies së Ilnisës me Meritonin, ajo ka thënë:
“Unë atë e shoh në kuadër të lojës por edhe sikur, ajo e di vet. Unë jam nëna e saj por në privatësinë e Ilnisës nuk ndërhy. Unë e tillë nëne jam, në qoftë se Ilnisa, një ditë do të lëndohet dhe nuk do të ndihet mirë, mbështetja ime prap nuk do t’i mungojë. Ilnisa është një shembull i ndenjë për vajzën e saj, t’i japë edukatën, nuk më takon mua, le të jem nëna e saj”.