Producenti Ols Abazi për çmimet Oscar: “Vjet u përmend shumë bomba bërthamore, në fund dominoi Oppenhimer”!

vovalbania March 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Producenti Ols Abazi për çmimet Oscar: “Vjet u përmend shumë bomba bërthamore, në fund dominoi Oppenhimer”!

“Akademia e Artit dhe Shkencës së Kinematografisë”, organizata përgjegjëse për zhvillimin e ndarjes së çmimeve “Academy Awards”, ndryshe njohur si “The Oscars” zhvillon edicionin e 96-të të eventit. Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscars është një nga ngjarjet më të pritura në Hollywood, që nga shpallja e listës së plotë të nominimeve.

Producenti Ols Abazi i ftuar në maratonën e transmetimit të çmimeve Oscar që po transmetohet në ekranin e Top Channel tregoi arsyet përse Oppenheimer arriti të dominojë tek shikuesit vitin e kaluar.

Ai u shpreh se edhe filmat janë të lidhur politikën. Duke u bazuar në filmin Oppenheimer, ai tha se arriti të dominojë sepse vitin e kaluar është përmendur shumë bomba bërthamore. Kjo situatë sipas tij ka bërë që të krijojë “bumin” në kinematë botërore. Ai tha:

Pse Oppenheimer arriti të dominojë vitin e kaluar? Arriti ta bëjë këtë sepse lidhet me bombën bërthamore. Vitin e kaluar është përmendur më shpesh bomba bërthamore. Është e lidhur politikisht.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65211 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE