Agjecitë e lajmeve nuk falin, heqin foton e manipuluar të Kate Middleton pas operacionit!

vovalbania March 11, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Agjecitë e lajmeve nuk falin, heqin foton e manipuluar të Kate Middleton pas operacionit!

E para foto zyrtare e princeshës së Uellsit, Kate Middleton, pas operacionit të para dy muajve në stomak, u tërhoq nga qarkullimi nga Associated Press dhe të tjera agjenci të lajmeve. Kjo sepse u zbulua se ishte e manipuluar.

Pallati Kensington e publikoi foton dje, pas shumë thashethemeve për vendndodhjen e princeshës, e cila nuk shihej në publik prej muajit dhjetor. Por, përpjekjet për t’iu dhënë fund thashethemeve dhe supozimeve mund t’i jenë kthyer në bumerang Pallatit Kensington, pasi vëzhguesit kanë konstatuar mospërputhje në hollësitë e fotografisë së publikuar prej tij.

Teksa nuk kishte sugjerime se fotoja qe e rreme, Associated Press e tërhoqi nga qarkullimi pasi nuk përputhej me standardet e agjencisë për fotografitë. Princesha e Uellsit Kate kërkoi falje “për shkaktimin e kaosit” me këtë fotografi.

Në një komunikatë të publikuar nga Pallati Kensington në rrjetet sociale, Kate shkruan:

Si çdo fotografe amatore, edhe unë kohë pas kohe eksperimentoj me montazhin.

Çfarë ndodhi?

Fotografia u shfaq në kanalet zyrtare në mediat sociale të Princit dhe Princeshës së Uellsit në orën 09:00, së bashku me një mesazh nga Kate, e cila uroi Ditën e Nënës, që u festua të dielën në Britaninë e Madhe. Fotoja u publikua pas disa javësh thashetheme në rrjetet sociale për atë se çfarë kishte ndodhur me Kate-in që kur u largua nga spitali më 29 janar. Aty pati qëndruar gati dy javë pas operimit të planifikuar. Në publik nuk shihej prej Ditës së Krishtlindjes.

Në foto, Kate duket në formë të mirë shëndetësore duke qëndruar ulur në një karrige, e rrethuar nga tre fëmijët e saj dhe plot buzëqeshje. Fotografinë e kishte shkrepur bashkëshorti i saj, Princi William, trashëgimtar i fronit, në fillim të javës që shkoi në Windsor.

Faleminderit për urimet e tuaja të këndshme dhe mbështetjen e vazhdueshme në dy muajt e fundit!

Shumë shpejt, ky u bë lajmi kryesor në Britani dhe fotografia mori gati 50 milion shikime në rrjetin social X në pak orë.

Por, nga studimi i fotografisë u zbulua se kishte mospërputhje, që sugjeruan se ishte ndryshuar. Për shembull, dora e majtë e Princeshës Charlotte me mëngët e veshjes së saj. Diku nga fillimi i mbrëmjes, Associated Press dhe agjencitë e tjera përfshirë Getty, Reuters e AFP, vendosën ta hiqnin fotografinë pasi e analizuan nga afër.

Pse e fshinë agjencitë foton?

Agjencitë kryesore të njohura se shpërndajnë foto për lajme, e ndalojnë publikimin e fotografive të cilat janë ndryshuar dukshëm. Associated Press tha se standardet e saj redaktoriale theksojnë se fotografitë duhet të jenë të sakta. Po ashtu, Associated Press vuri në dukje se nuk përdor fotografi të ndryshuara apo imazhe të manipuluara digjitalisht.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65769 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE