Gazetari i njohur ‘thumbon’ peticionin në mbështetje të Elias: “Dikur jetonte në 1+1, sot shet p*rdh në oborrin mbretëror“
Gazetari Flavio Qarri ka ironizuar peticionin e 144 aktorëve dhe artistëve, të cilët i kanë dalë në krah aktores, Elia Zaharia, e cila prej ditësh është në qendër të opinionit publik për shkak të përplasjes fizike me Princ Lekën, me të cilin është në proces divorci.
Gazetari shkruan se Elia Zaharia dikur jetonte në apartamentet 1+1 të kohës së Enverit, ndërsa pas lidhjes me Princ Lekën, nisi të ‘shiste pordhë’ në oborrin mbretërir.
Gazetari shkruan se Elia Zaharia luante një rol në dy vjet, ndërsa pas lidhjes me Princ Lekën, nisi të luante rolin e princeshës.
“Më pëlqeu titulli i peticionit “Nesër mund të jesh ti”. Në pamje të parë është frikësues por e vërteta është që kemi joshje. Nesër mund të jesh ti që nga 1+1 e kohës së Enverit të bësh pordh në oborrin mbretëror. Nesër mund të jesh ti që nga 1 rol në dy vjet të luash çdo ditë rolin e princeshës, pafundësisht. Nesër mund të jesh ti që godet tët shoq dhe shoqet e tua të bërtasin për dhunë. Nesër mund të jesh ti etj etj“.