Ndryshimet që i ndodhin lëkurës gjatë menopauzës!
Ka shumë ndryshime që u ndodhin grave gjatë menopauzës. Këtë herë vëmendja është te lëkura dhe gjithë gama e ndryshimeve që ky organ pëson. Ndryshimet në lëkurë mund të fillojnë para menopauzës. Faza para menopauzës quhet perimenopauzë dhe ajo karakterizohet nga luhatja e niveleve të estrogjenit dhe testosteronit. Gjatë kësaj periudhe ka një rënie të përgjithshme të niveleve të hormoneve, duke sjellë probleme edhe në lëkurë. Kjo çon në skuqje, ndërsa ky organ bëhet edhe më i thatë dhe më i prirur ndaj shpërthimeve hormonale, akneve etj.
Përveç skuqjes së lëkurës dhe akneve, gratë mund të kenë ndjeshmëri ndaj produkteve të lëkurës që bëjnë pjesë në rutinën e kujdesit. Kremrat e diellit që dikur i përdornit pa asnjë problem, tani mund ta bëjnë lëkurën të skuqet më kollaj. Ndikim në këtë gjë ka fakti që thatësia e lëkurës dhe niveli i ulët i estrogjenit krijojnë një barrierë në lëkurë për përthithjen e produkteve të ndryshme kozmetike.
Gjatë perimenopauzës dhe menopauzës, lëkura juaj bëhet më delikate. Në këtë moment, një serum antioksidant me përbërës qetësues që luftojnë skuqjen si vitamina C apo polifenolet. Luhatjet e mëdha të hormoneve gjatë kësaj periudhe, sidomos të estrogjenit që pengon sekretimin e sebumit kanë efekt në tharjen e lëkurës. Gjithashtu, nivelet e ulta të androgjenit, një prej tyre testosteroni çojnë në bllokimin e poreve, shpërthimin e akneve dhe thatësinë e lëkurës.
Ndërkaq, një grua mund të përjetojë dehidratim në çdo moshë për një sërë arsyesh, por nëse jeni mes 40 deri në 50-vjeçe dhe/ose jeni duke përjetuar menopauzë, mund të pyesni veten nëse shkakton menopauza dehidratim. Ka disa ndryshime fiziologjike në trup që ndodhin rreth të njëjtës moshë kur fillon perimenopauza dhe menopauza që mund ta bëjnë të lehtë idenë se po, menopauza shkakton dehidratim.