Parashikimi i motit, e hënë 11 mars!

vovalbania March 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parashikimi i motit, e hënë 11 mars!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se këtë të hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme si rezultat i kalimit të një fronti të ftohtë atmosferik, i shoqëruar me masa ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira të dendura, të shoqëruara me reshje shiu me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave, në pjesën më të madhe të territorit e për pjesën më të madhe të ditës.

Në orët e mesditës dhe pasdites, përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive, shoqëruar me shkarkesa elektrike e breshër. Në zonën e Alpeve dhe në relievet malore në lindje, në lartësitë mbi 1000 metër, ka reshje dëbore me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.

Mjegull/mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim dhe intensive me shpejtësi mesatare 3-12 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era bëhet tepër intensive me shpejtësi 14-22 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 6-7 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
11/17
Re shi

Kukës
10/15
Re shi

Lezhë
12/16
Re shi

Dibër
8/15
Re shi

Durrës
13/21
Re shi

Tiranë
13/20
Re shi

Elbasan
10/21
Re shi

Berat
13/21
Re shi

Vlorë
10/19
Re shi

Korçë
5/12
Re shi

Gjirokastër
6/18
Re shi

Sarandë
12/19
Re shi

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65729 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE