“PS duhet të tregojë, a do ta dështojë komisionin?”/ Alibeaj: Kemi çuar të gjitha opsionet tona në Komisionin e Reformës Zgjedhore!

vovalbania March 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“PS duhet të tregojë, a do ta dështojë komisionin?”/ Alibeaj: Kemi çuar të gjitha opsionet tona në Komisionin e Reformës Zgjedhore!

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj, akuzoi mazhorancën se nuk do që procesi zgjedhor të bëhet me lista të hapura dhe në mënyrë elektronike.

Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh se socialistët nuk janë dakord që të votojë diaspora.

“Publiku e di se Partia Socialiste nuk i ka dashur listat e hapura, nuk e do votën e diasporës, nuk do që Shqipëria të jetë një zonë zgjedhore, ku vota e shqiptarëve në veri a në jug, të jetë e barabartë. Sepse do që të marrë në mënyrë jo të drejtë 6-7 mandate në tavolinë. Përse nuk i duan? Pse s’duan t’i japin shqiptarëve të drejtën të zgjedhin përfaqësuesit e tyre? Përse nuk duan që vota e shqiptarëve të jetë e barabartë dhe të votohet dhe numërohet elektronikisht”, tha demokrati.

Alibeaj shtoi se në Komisionin e Reformës Zgjedhore, PD ka përfaqësuesit e vetë.

“Ne i kemi çuar të gjitha opsionet tona, për një sërë garancish që procesi zgjedhor duhet të ketë. Tani që letrat janë hapur, PS duhet të tregojë, a do ta dështojë komisionin?”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE