Publikoi foton e nënës në spital, vjen reagimi i parë i Bardhit pas largimit nga BBV!
Mbrëmjen e së shtunës, Bardhi mori vendimin për t’u larguar nga “Big brother VIP” për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të nënës së tij. Bardhi ka reaguar për herë të parë që pas daljes nga shtëpia, duke publikuar një foto të nënës së tij, e cila ndodhet në spital, e rrethuar nga aparaturat mjekësore.
Por kjo foto është shoqëruar edhe me një shkrim, në të cilën ai sqaron se gjendja e saj është më e mirë. Ndër të tjera ai falënderon të gjithë ndjekësit për mbështetjen, ndërkohë u kërkon falje që doli para kohe nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Pranë teje në krejt rrethanat, ti je arsyeja me krejt meritat për djalin që unë jam! I lumtur që je më mirë! Falenderues për të gjithë njerëzit që më kanë shkruar për gjendjen shëndetësore të nënës. Kërkoj falje për të gjithë ata adhurues që u dëshpëruan nga dalja ime e parakohshme, por në fund të ditës shëndeti i gruas më të rëndësishme të jetës sime vendosi ndryshe! Shihemi shumë shpejt!