Seanca për Ruben Saraivën në Gjykatën e Lezhës, mbrojtja kërkon masë sigurie më të lehtë!

vovalbania March 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Seanca për Ruben Saraivën në Gjykatën e Lezhës, mbrojtja kërkon masë sigurie më të lehtë!

Portugezi Ruben Saraiva, i arrestuar si ekzekutori i dyshuar i biznesmenit Ardian Nikulaj prillin e kaluar në Shëngjin, sërish doli para Gjykatës së Lezhës. Në seancën e sotme gjyqësore të nisur në orën 10:00 e të zhvilluar nën masa të rrepta sigurie, Saraiva kërkoi pafajësinë.

Edhe të premten e kaluar, më 8 mars, Gjykata e Lezhës mbajti një tjetër seancë por që zgjati shumë pak për shkak se nuk kishte një përkthyes. E po në këtë seancë gjyqësore, Saraiva kërkoi pafajësinë nga shteti shqiptar.

Avokati mbrojtës i Saraivës kërkoi lehtësimin e masës së sigurisë, me argumentin se çështja ende është nën hetim dhe se sot ai u njoh me fashikullin hetimor.

Në fund të vitit të kaluar, 28-vjeçari nga Portugalia u ekstradua në vendin tonë nga Maroku. Lidhur me këtë zhvillim, ministri i Brendshëm, Taulant Balla shkruante:

Falë mbështetjes së fortë të Interpol me të cilët po punojmë çdo ditë për gjetjen e personave në kërkim si dhe bashkëpunimit me agjencitë  ligjzbatuese të Marokut, sapo u përmbyll në Aeroportin “Nënë Tereza” ekstradimi i shtetasit Ruben Ribeiro Saraiva, person i kërkuar nga drejtësia shqiptare si i dyshuar për një krim të rëndë. Realizimi i këtij ekstradimi, edhe pse me Mbretërinë e Marokut nuk e kemi një marrëveshje ekstradimi, na ka krijuar tashmë eksperiencën por edhe besimin të vijojmë përpjekjet tona për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë ndaj personave që fshihen në vende të tjera.

Përgëzime Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Interpol Tirana dhe djemve të palodhur të RENEA për realizimin e 78 ekstradimeve drejt Shqipërisë gjatë këtij viti që përmbyllim sot. Pres më shumë në Vitin e Ri 2024!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65791 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE