Ameria thyen rekordin negativ në Spanjë, i afrohet rekordin ‘absolut’
Klubi i La Ligas, Almeria ka thyer një rekord negativ në futbollin spanjoll, pasi ka shkuar plotë 28 ndeshje pa fitore.
Futbollistët e Almerisë kanë pasur avantazh deri në minutën e 81-të të ndeshjes ndaj Sevillas dhe kanë pasur përpara fitoren e parë sezonale.
Por, ata barazuan 2-2 pasi pësuan dy gola në harkun e pesë minutave, duke lënë të kuptohet për vazhdimin e serisë së pabesueshme. Almeria fitoi pikën me gol në minutën e pestë të shtesës.
Me nëntë barazime dhe 18 humbje para fillimit të kësaj ndeshje, Almeria ishte pronare e një rekordi negativ në Spanjë.
Domethënë asnjë skuadër më parë dhe këtë sezon nuk kishte luajtur 27 ndeshje në fillim të kampionatit pa fituar të paktën një prej tyre.
Seria e Almerias tani është 28 ndeshje pa fitore dhe nëse mbyll gjithë sezonin pa fitore, atëherë do të jetë një rekord absolut.