Rikthimi në normalitet i Kuvendit, sot mblidhet Konferenca e Kryetarëve!

vovalbania March 12, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Rikthimi në normalitet i Kuvendit, sot mblidhet Konferenca e Kryetarëve!

Konferenca e Kryetarëve mblidhet sot në orën 13:30, ku pritet të diskutohet ngritja e dy komisioneve hetimore.

Shumica socialiste bashkë me pjesën e opozitës përfaqësuar prej Gazment Bardhit po tentojnë arritjen e një dakordësie e cila do t’i jepte fund kaosit të parlamentit nisur që prej muajit tetor të vitit që lamë pas.

Top Channel mëson se socialistët janë në pritje të hapave që do të hedhë Gazment Bardhi. Në takimet e javës së shkuar socialistët kanë shprehur gadishmëri të shqyrtojnë propozimet e Gazmet Bardhit për komisionet hetimore bazuar në vendimin e gjykatës kushtetuese dhe ligjin e ri për komisionet hetimore.

Socialistët nuk kanë ndërmend të hapin shishe shampanje apo ndonjë ceremoni pompoze në nënshkrimin e një marrëveshje mes Bledi Çuçit dhe Gazment Bardhit.

Tashmë pozicioni i socialistëve është shumë i qartë. Tejkalimi i bllokimit të parlamentit kalon përmes mekanizmave në kryesinë e kuvendit, ku platforma e propozimeve dhe diskutimeve, është Konferenca e Kryetarëve.

Testi i parë nëse Gazmend Bardhi do të shkojë me propozime konkrete dhe realisht është i interesuar për një jetë normale parlamentare, do të jetë të Martën ora 13:30 ditë në të cilët Lindita Nikolla ka thirrur Konferencën e Kryetarëve.

Kujtojmë se opozita kërkon ngritjen e komisioneve hetimore dhe maxhoranca ka deklaruar se është e hapur që të plotësojë këto kërkesa. Kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, i ka dërguar një letër gjykatës Kushtetuese për përshpejtimin e shqyrtimit të ankimimit për ligjin e “Komisioneve Hetimore”.

“Në kushtet kur ligji objekt shqyrtimi prek një prej të drejtave themelore që Kushtetuta e Shqipërisë i garanton deputetëve të pakicës parlamentare dhe një prej funksioneve themelore të Kuvendit, atë të kontrollit efektiv të qeverisjes, është e kuptueshme se kjo çështje mbart një interes të veçantë publik, dhe shqyrtimi i saj duhet të bëhet me përparësi, siç ka vepruar Gjykata edhe në precedentin e mëparshëm lidhur me kërkesën e 45 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë për shfuqizimin e vendimit nr. 126/2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 166, datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë”, të ndryshuar”. Shqyrtimi me përparësi i kësaj çështjeje duhet të marrë në konsideratë edhe faktin se kërkesa për ngritjen e një komisioni hetimore, e cila ndodhet e depozituar tashmë në Kuvendin e Shqipërisë  ashtu si edhe kërkesat e tjera në të ardhmen mund të kenë pasoja të drejtpërdrejta nga aplikimi i Ligjit. Po ashtu, Gjykata duhet të konsiderojë faktin se legjislatura parlamentare aktuale është në vitin e saj të fundit dhe zgjatja në kohë e shqyrtimit të kësaj kërkesë dëmton drejtpërdrejtë hetimin parlamentar” – thuhet në shkresë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE